Site icon Telegrafi

Bllokohet rruga rajonale Tetovë-Jazhincë

Rritja e intensitetit të reshjeve të shiut mbrëmë kanë rritur nivelin e ujit në disa lumenj të rajonit të Tetovë.

Rritje të nivelit të ujit ka pasur në lumin mes fshatrave Odri dhe Dobrosht me çka rruga rajonale Tetovë-Jazhincë është ndërprerë për qarkullim të komunikacionit.

Lajmi u konfirmua mbrëmë edhe nga kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

“VËMENDJE!!! Momentalisht rruga Tetove – Jazhince, konkretisht në mes fshatrave Dobrosht dhe Odër është e pakalueshme shkak rritjes së nivelit të ujit të lumit!”(sic) shkruan Asani.

Exit mobile version