Telegrafi

Bllokohet rruga Prizren-Reçan, kërkohet nga qytetarët të gjejnë rrugë alternative për Prevallë dhe Brezovicë

Për shkak të shembjes së dheut, rruga që lidh Prizrenin me Reçanin është bllokuar.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Prizrenit.

“Ju njoftojmë se rreth orës 18:20 është pranuar informata se ka shembje masive të dheut dhe gurëve te tuneli i parë i rrugës Prizren-Reqan”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe ekipet e emergjencës të cilët janë duke u marrë me rastin.

Kjo rrugë do të jetë e mbyllur deri në njoftimin tjetër.

“Kërkojnë që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative për Prevallë dhe Brezovicë”, thuhet në fund.