Rruga e cila dërgon në Koshare, ku është mbajtur manifestimi “Ditët e Shqipes”, për nder të përvjetorit të Betejes së Kosharës, është bllokuar nga veturat duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve të tjera.
Kjo ka bërë që edhe krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, dhe zyrtar të tjerë shtetëror të detyrohen të ecin përafërsisht tre kilometra, transmeton KP.