Dy policë janë qëlluar në Kaliforni, duke shkaktuar frikë dhe kaos në mesin e qytetarëve, derisa autoritet e sigurisë kanë bërë të ditur se janë në kërkim të autorëve të kësaj vepre makabre, edhe pse ende nuk dihet saktë numri i sulmuesve.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, derisa vazhdoni operacioni i kërkimit të sulmuesve në San Diego, transmeton Telegrafi.
Sipas një zëdhënësi të policisë janë dëgjuar disa të shtëna me armë, kurse ka pranuar se ende nuk dihet gjendja e policëve të qëlluar. /Telegrafi/