Dhjetëra qytetarë, banorë të fshatrave Stajkovcë, Haraçinë dhe fshatrat tjerë përreth, kanë bllokuar rrugët me traktorë në qarkoren e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime për Nova Tv thonë se fshatarët protestojnë për shkak se janë të pakënaqur me situatën politike të tanishme në vend.
Qarkorja është bllokuar për komunikacion, ndërsa nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga ana e MPB-së se për çfarë është duke u protestuar dhe se kush janë kërkesat e protestuesve./Telegrafi/