Site icon Telegrafi

Bllokohet Prishtina, krijohen kolona të gjata në disa rrugë të kryeqytetit

Kolona të gjata janë krijuar pasditen e kësaj të premte në Prishtinë.

Numri i madh i veturave ka bërë që në disa rrugë të kryeqytetit të ketë bllokim të komunikacionit.

Kjo ka nervozuar edhe shoferët të cilët në vazhdimësi i kanë rënë burive.

Situata e tillë e kaosit në komunikacion është shkaktuar veçanërisht ditëve të fundit, pas ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit në Kosovë.

Fotografi apo video të kaosit të shkaktuar në komunikacion gjatë ditës së sotme mund të dërgoni në adresën e Telegrafit: Facebook, Instagram, email.

Exit mobile version