Site icon Telegrafi

Bllokohet pjesërisht rruga te Gryka e Kaçanikut

Gjatë tri ditëve të fundit automjetet që qarkullojnë në rrugën nga Gryka e Kaçanikut, po ballafaqohen me ngadalësim të qarkullimit në pjesën pas urës në fshatin Kashan.

Sipas ministrisë së infrastrukturës, kjo vjen si pasojë e punimeve i punimeve të kontraktuara nga KFOR-i për largimin e materialit të rrëshqitur dhe vënien e rrjetave metalike mbrojtëse të inkastruara në murin e betonit.

Për shkak se qarkullimi është i mundshëm në vetëm një shirit rrugor, rregullimin e trafikut është duke e bërë Polivia e Kosovës, derisa zhvillimin e punimeve po e përcjellin edhe zyrtarët, përkatësisht menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria njofton se punimet zhvillohen çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:00, me përjashtim të shtunave dhe të dielave.

Sipas komunikatës, punimet pritet të zgjasin rreth dy javë. /Telegrafi/

Exit mobile version