Zjarrfikësit e kanë shpëtuar një burrë, që provoi të hynte në një restorant të braktisur në Kaliforni të shteteve të Bashkuara, k u bllokua për dy ditë në oxhak.
Kur dikush e dëgjoi atë duke u përgjëruar për ndihmë, njoftoi autoritetet e sigurisë, që nisën menjëherë njësitin për shpëtim, transmeton Telegrafi.
Pa mundim të madh, ata arritën që ta nxjerrin për 30 minuta, megjithëse ishte përpëlitur gjatë në hapësirën e ngushtë dhe me sipërfaqe të rrëshqitshme.
Megjithëse iu ishte ekspozuar materieve të rrezikshme, ai nuk ka pasuar ndonjë helmim dhe nuk ka lëndime ne trup.
Derisa po qëndron në mbajtje, pritet dënim lidhur me tentim plaçkitje, apo lirim me kusht deri në ndonjë vendim tjetër. /Telegrafi/