Telegrafi

Bllokohet në tualet lëvizës

Policia ka thënë se burri ishte dehur dhe kishte hequr rrobat e tij. Disi, ai kishte arritur të ngatërrohet në rezervuarin e tualetit.

Zëvendëskomisionari i zjarrfikësve të qytetit Lebanon në Pensylvannia, Chris Miller, ka thënë për stacionin televiziv WPMT-TV, "E bëj këtë punë që 21 vjet, dhe kjo është hera e parë që kam shpëtuar dikë të bllokuar në tualet lëvizës".

Policia e ka paditur burrin për dehje publike, por nuk e kanë idenë pse ai ishte në tualet pa rrobat e tij. Sipas policisë, burri nuk ka pësuar lëndime serioze.