Luciano de Oliveira kishte tentuar të vidhte, në një restorant mishi në Machado të Brazilit, duke hyrë nëpërmjet oxhakut.
Mirëpo, 41-vjeçari është bllokuar në hapësirën e ngushtë dhe është dashur një intervenim i mundimshëm prej katër orëve, që të nxirret nga zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.
Hajni i ngathtë është larguar i mbuluar me blozë dhe vaj, vetëm pasi është thyer muri me tulla dhe është prerë një shtresë e brendshme nga llamarina.
Thirrjet e Oliverias i kishte dëgjuar një kalimtare rasti, që e ka njoftuar policinë se dikush mund të jetë i bllokuar në kulmin e lokalit.
“Sikur mos të dëgjohej, mund të qëndronte aty tërë natën, derisa ta hapja lokalin. Më vjen mirë që ka shpëtuar gjallë”, ka thënë pronari i restorantit pa dashur të identifikohet.
Derisa ai po e mbanë lokalin mbyllur derisa të ri konstruktohet ngjarja, i dyshuari për vjedhje po qëndron nën kujdesin mjekësor me gjendje të rëndë shëndetësore, shkaku i dehidrimit dhe hipotermisë. /Telegrafi/
https://youtu.be/nh1uD5xWlfE