Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është bllokuar rruga magjistrale A3 Resnjë – Manastir – Prilep. Komunikacioni është ridrejtuar në brendi të qytetit të Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bllokimi i magjistrales është bërë nga një grup prej 10 deri 20 qytetarësh të cilët kanë dalë në protestë. Ata janë revoltuar nga shkyçja e rrymës elektrike, prandaj edhe kanë dalë të shprehin pakënaqësinë e tyre në rrugë.
Bllokimi i rrugës është bërë në ora 19./Telegrafi/