Llogaria bankare e shkollës së mesme “Gostivar” është bllokuar nga ana firmës e cila ka kryer punime ndërtimore në sallën sportive.
Borxhi për shkak të të cilit është bllokuar llogaria, së bashku me kamatat arrin në 8.559.453 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Komuna e Gostivarit thonë se bëhet fjalë për prapavijë politike, pasi sipas tyre firma që ka bllokuar llogarinë e shkollës konsiderohet e afërt me ish-kryetarin e Gostivarit.
Nga Komuna e Gostivarit shtojnë se me bllokimin e llogarisë ndalohet edhe funksionimi i shkollës.
Gurthemeli i sallës është vendosur në vitin 2005, ndërsa ndërtimi ka zgjatur deri në nëntor të vitit 2016.