Site icon Telegrafi

Bllokohet kthimi i anijes “Kateri i Radës”

Drejtësia italiane urdhëroi në fillim copëtimin e asaj çfarë mbeti nga "Kater i Radës", dhe ia delegoi këtë detyrë, marinës ushtarake të Brindizit.
Mediat vendase, thanë se deputetja demokrate Teresa Bellanova, i kërkoi qeverisë italiane kthimin e anijes në Shqipëri, në shenjë respekti për viktimat e Otrantos dhe familjarët e tyre. Familjarët e viktimave kanë kërkuar prej kohësh që relikja e anijes, e cila ruhet ende në Brindizi, të kthehet në Shqipëri për tu bërë një monument muze, citoi Ora News.

Gjykata e Apelit të Leces dënoi me 2 vjet dhe 4 muaj burg kapitenin e anijes italiane "Sibilla", Fabrizio Laudadio dhe 3 vjet e 10 muaj burg për kapitetin shqiptar Namik Xhaferi, shkruan gazeta italiane "La Republica", të cilët akuzohen si shkaktarët e tragjedisë së Otrantos ku humbën jetën 108 shqiptarë.

Vendimi erdhi ndërsa shumë prej familjarëve prisnin me ankth prej vitesh fjalën e drejtësisë pas tragjedisë së Otrantos të ndodhur në 28 mars të vitit 1997, ku humbën jetën 108 shqiptarë. 16 nga të mbijetuarit e kësaj tragjedie i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut. "Kater i Radës", ishte e vetmja provë materiale që mund jetë në favor të tyre në këtë proces./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version