Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Ajo u bë e famshme në saje të këngës “Bon Bon”, e cila i solli shumë suksese në arenën e huaj.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar këngën më të re të titulluar “Origami”, e cila u pëlqye që në momentet e para të publikimit.
Por, disa orë pas publikimit, kënga është bllokuar nga ana e YouTubes për shkak të, siç thuhet, të drejtave të autorit.
Theksojmë se “Origami” vjen në gjuhën e huaj, në bashkëpunim me DJ Maphorisa ndërsa në ditët në vazhdim ishte planifikuar të sillet edhe videoklipi.
Sidoqoftë, versioni audio i këngës në bashkëpunim me DJ Maphorisa është kthyer në YouTube.
Ndryshe, Era do të publikojë edhe këngë të reja gjatë muajve në vijim para fansave të vetë. /Telegrafi/