Nusja është bllokuar në ashensor për afro një orë, derisa nuk është shpëtuar nga zjarrfikësit.
Melissa McNamara Rodger ishte duke shkuar në dasmën e saj, por ka mbetur në mes të katit të 17-të dhe 18-të të një hoteli në Rhode Island të Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Shoqërueset që e prisnin 32-vjeçaren të vinte në çdo moment, kanë dhënë alarmin e bllokimit të ashensorit. Derisa zjarrfikësit po mundoheshin ta zhbllokonin, e hapën derën dhe i ofruan shampanjë.
“Në 20 minutat e para isha e qetë, por më pas u nervozova, sepse frikësohesha se do e humbë ceremoninë time. Pastaj piva edhe një gotë shampanjë”, ka thënë Rodger.
Pasi kabina u kthye në katin e 17-të, nusja doli e pa lënduar dhe ceremonia u zhvillua si ishte planifikuar. /Telegrafi/