Një sasi e madhe mishi është bllokuar në një subjekt tregtar në lagjen 5 Maji të Elbasanit, në pronësi të 42-vjeçarit me iniciale E. L., banor i lagjes.
Specialistët e AKU-së thanë se sasia e bllokuar arrin në nëntë tonë, duke përfshirë 978 kilogramë mish derri, 3,840 kg kofshë pule, 3,920 kilogramë file pule, 37 kilogramë mish viçi, 111 kilogramë qofte dhe 645 kg gjiro gici.
Mishi ishte i gatshëm për t’u hedhur në treg, por specialistët dyshojnë se është i kontaminuar dhe policia e Elbasanit tha se mishit do t’i bëhen analiza të detajuara.
Gjithsesi, ne ngarkim të pronarit të subjektit tregtar ka nisur procedimi për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, ndonëse prokuroria pret edhe rezultatin e analizave. /AFPO/ Telegrafi/