Site icon Telegrafi

Bllokohen rrugët në Vallandovë, kërkohet referendum për xeheroren Kazandoll

Aktivistët e nismës qytetare ”Shpëtim për Vallandovën” kanë protestuar sot në ora 11:00, duke bllokuar udhëkryqin e rrugës rajonale Udovë-Vallandovë-Marvinc, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, ata kanë protestuar për të kundërshtuar mospranimin e kërkesës së tyre për të shpallur referendum për t’u deklaruar për, ose kundër xeherores Kazandoll dhe hapjes së xeheroreve tjera në territorin e Vallandovës.

Protestuesit kanë deklaruar se bllokada do të zgjatë deri në ora 14:00, duke paralajmëruar vazhdim të protestës edhe në ditët në vijim, në lokacione të ndryshme./Telegrafi/

Exit mobile version