Site icon Telegrafi

Bllokohen në ‘burgun e akullt, vizitoret e parkut të lojërave refuzojnë ndihmën (Video)

Gjatë vizitës në një parku lojërash në Oktem të Rusisë, pesë vizitore kanë hyrë në atë që njihet si ‘burgu i akullt’ dhe për një kohë janë munduar të dalin vet.

Megjithëse në afërsi ishte mbikëqyrësi me një barkë gome, ato përpëliteshin në hapësirën e rrëshqitshme, por e kishin të pamundur të kapnin cepin, transmeton Telegrafi.

Atyre ia dha barka që ta provonin vet, por nuk e kishin forcën që të dilnin. Madje, atyre provonte t’ju ndihmonte edhe një fëmijë i vogël, që duket se nuk dinte se çfarë po ndodhte.

Ky park ndodhet në një zonë të ftohtë ruse, ku prej nëntorit deri në shkurt, temperatura është – 30 gradë Celsius, duke e bërë të përkryer për aktivitete të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version