Telegrafi

Bllokohen 41 ton banane të prishura në Durrës

Në portin e Durrësit është zbuluar një ngarkesë me banane të prishura që vinin nga Kosta Rika.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi 41 ton banane dhe dha urdhër që ngarkesa t’i nënshtrohet procedurave dogane për kthim në vendin e origjinës për shkak se janë të dëmshme për shëndetin e konsumatorit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Durrës një ngarkesë prej 41.7 tonë banane të ardhur nga Costa Rica për shkak se produkti rezultoi me probleme për konsum njerëzor – produkti i prishur.

“Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 tonë duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, ka njoftuar AKU-ja.

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. /Telegrafi/