Telegrafi

Bllokohen 101 milionë dollarë në Durrës

Sipas medieve në Tiranë, sasia e çeqeve false me vlerë 101 milionë dollarë u bllokua të enjten gjatë operacionit “çeku një milion” dhe personat e arrestuar janë shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Policia ka bllokuar edhe dy makina të personave të arrestuar.

Çeqet false do të futeshin në tregun bankar. Bëhet e ditur se po hetohen disa pista në lidhje me këtë operacion, përfshi edhe ndonjë rrjet të mundshëm të transaksioneve të dyshimta. /Telegrafi/