Automjetet në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë nuk munden të kalojnë nga ora tetë e mbrëmjes deri në njëmbëdhjetë.
Kjo pjesë gjatë muajve të verës në këtë periudhë kohore shndërrohet në shëtitore.
Mirëpo, për Dardan Kryeziun që jeton në këtë rrugë ky vendim i komunës i ka shkaktuar telashe.
Ai madje thotë se nuk kishte mundur ta dërgojë fëmijën e tij te mjeku me veturë, pasi kjo është rruga e vetme në të cilën ka qasje.