Komunikacioni në urën ”Binjaku” në lagjen Aerodrom të Shkupit është ndërprerë në të dy drejtimet për shkak të çarjes së një tubi të gazit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia vërtetoi se nga ora 13:20, për shkaqe sigurie është mbyllur për komunikacion nga bulevardi ”Kiro Gligorov” deri te rruga ”Pero Nakov”.
Ekipet përgjegjëse institucionale janë dërguar në terren dhe punojnë në sanimin e defektit./Telegrafi/