Site icon Telegrafi

Bllokadë e kalimeve kufitare greke për shkak të grevës së doganierëve grek

Hyrja në Greqi prej sot e deri të hënë do të jetë dukshëm i vështirësuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar për shkak të grevës së doganierëve grek, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga policia kufitare në Evzoni për “Meta”, doganierët do ta vazhdojnë grevën deri të hënën në mëngjes.

Nga Evzoni thonë se kufijtë hapen çdo dy orë nga 10 deri në 15 minuta. Në këtë interval lëshohen vetëm automobilat dhe autobusët drejt Greqisë. Kamionët nuk lëshohen fare.

Doganierët janë në grevë për shkak të pakos së re të masave të qeverisë. Ata konsiderojnë se masat e reja një pjesë e shërbimeve për tatime dhe dogana vendosen nën kontroll të drejtpërdrejtë të shërbimeve evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version