Me mijëra amendamente opozita sot do ta përpiqet t’i bllokojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Shërbim të Prokurorisë publike, me të cilët duhet të rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe sistemi i rrogave, shtesave dhe kompensimeve të të punësuarve në ish-Prokurorinë Speciale Publike, si vazhdimësi në punën rreth lëndëve që i ka hapur.
Sipas OBRM-PDUKM-së opozitare, e cila i parashtroi amendamentet, ndryshimet nuk mund të kalojnë, sepse qëllimi, sipas tyre, ka qenë të rrumbullaksohet Ligji për Prokurorinë publike dhe prokurori shtetëror të marrë ingerenca, të cilat nuk i takojnë, ndërsa janë të ndërlidhura me të punësuarit në PSP.
Kryeministri Zoran Zaev, thotë se me ndryshimet e ligjit do të jepet mundësia që PP t’i nënshkruajë faturat e energjisë elektrike, ujit dhe mirëmbajtjes, për pagesë së rrogave të të punësuarve në PSP, si dhe ruajtjen e materialeve.
Mijëra amendamentet e parashtruara, sipas tij, dërgojnë mesazh të pandershëm dhe joshtetëror deri te qytetarët dhe jurisprudenca.
Disa deputetë, të cilët i propozojnë ndryshimet që sot janë në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, thonë se qëllimi kryesor është plotësimi i zbrazëtirës së lidhje me nëpunësit e prokurorisë publike në Prokurorinë publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes së paautorizuar të komunikimeve. PSP pas skadimit të mandatit të tij u shua, ndërsa lëndët që i hapi i mori Prokuroria publike e RMV.