Telegrafi

Bllokada ka renduar ekonominë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MTI-së Mimoza Kusari Lila, tha se problemet e bllokadës që janë bërë kanë rënduar mbi ekonominë e Kosovës, e në veçanti ka prekur prodhuesit kosovarë.

Sipas saj, humbësit kryesorë për këto masa do të jenë eksportuesit serbë dhe të tjerët pasi në anën tjetër ata kosovarë nuk kanë mundur të eksportojnë për arsye të mos njohjes së vulave të UMNIK-ut, si nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s. “Si pasojë e kësaj ekonomia e Kosovës nuk mund të vazhdojë të paguaj faturën e humbjeve dhe deficiteve tregtare”, theksoi ministrja Kusari-Lila.

Në anën tjetër përfaqësuesit e bizneseve që importojnë nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, që ishin prezent në takim, miratuar nga njëra anë masat e reciprocitetit që do të aplikohen me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën, por shprehën mendimin se këto masa duhet të përcillen me masa lehtësuese sa i përket politikës fiskale dhe masave tjera nga institucionet e Kosovës.

Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe drejtori i Doganave të Kosovës Naim Huruglica, Safet Gërxhaliu drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe Lekë Musa nga Oda Ekonomike Amerikane. /Telegrafi/