Kosova, edhe pse është anëtare e barabartë me vendet e tjera në marrëveshjet e nënshkruara tregtare si CEFTA dhe MSA, ajo ende nuk di të shfrytëzojë të drejtat e saj.
Edhe pse këtë vit ka filluar së implementuari Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, nuk është parë ndonjë rritje e eksportit.
Edhe pse Kosova është anëtare e CEFTA-s ashtu si edhe Serbia , kjo e fundit sa herë që i është dhënë rasti ka mohuar të drejtat e shtetit të Kosovës për lëvizje të lirë të mallrave, shpesh edhe duke mohuar shtetësinë e saj.
Sipas Musa Limanit, ekspert i çështjeve ekonomike, Kosova përmes një bllokade ekonomike mund ta gjunjëzoj Serbinë, bile një gjë e tillë do të mund ta detyronte atë edhe ta njoh shtetësinë e Kosovës. /GazetaTribuna/