Kompania kanadeze e telekomunikimit po përjeton një bllokadë të madhe e cila ka ndikuar tek telefonat fiks, lidhjet e celularëve, dhe lidhjet e internetit përgjatë Kanadasë, bllokadë e cila filloi mëngjesin e sotëm.
Downdetector pranoi mijëra raportime në lidhje me këtë problem teksa njerëzit filluan të zgjoheshin nga gjumi dhe nuk mund të kishin qasje në internet.
Rogers bëri një adresim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter në lidhje me bllokadën pak para orës 9 të mëngjesit në kohë lokale, dhe pastaj heshtën përsëri për disa orë, transmeton Telegrafi.
Në një deklaratë të dhënë për The Verge dhe në një adresim tjetër në Twitter, nga Rogers thanë “Momentalisht jemi duke përjetuar një bllokadë përgjatë lidhjeve tona me tela dhe wireless, ndërsa ekipet tona teknike po vazhdojnë që të punojnë shumë në rikthimin e shërbimeve sa më shpejtë që jetë e mundur”.
“Në emër të të gjithë neve në Rogers, ne u kërkojmë falje klientëve tanë, dhe ne do të vazhdojmë që të ju mbajmë të përditësuar porsa të kemi më shumë informacion për të ndarë me juve, duke përfshirë këtu edhe informata mbi atë se kur pritet që të rikthehen shërbimet tona. Ju faleminderit për durimin tuaj përderisa ne punojmë në drejtim të zgjidhjes së problemit”, vazhdoi tutje deklarata e kompanisë. /Telegrafi/