Site icon Telegrafi

Bllazheviq: Kosova do të lë gjurmë

Trajneri i mirënjohur kroat, Çira Bllazheviq ka folur për Grupin I, ku është Kroacia së bashku me Kosovën.

Ish-trajneri i Prishtinës ka lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës duke thënë se do të lë gjurmë në këto kualifikuese.

Bllazheviq i cili ishte në vitin 1986 në krye të Prishtinës e ka bërë favorite të grupit Kroacinë derisa ka folur edhe për kundërshtarët tjerë si Islanda, Turqia e Ukraina.

“Duke marrë parasysh ekipin që ka Kroacia natyrisht që është favorite e grupit I. Ndeshja e parë është tejet e rëndësishme”.

“Janë kualifikime të vështira për Kroacinë pasi do të përballet me ekipe të forta si Turqia, Islanda, Ukraina e Kosova, por besoj se do të jemi të parët”.

“Islanda ishte më e mirë se ne në Evorpian, Turqit janë hakmarrës, Ukraina ka përvojë të madhe ndërsa Kosova do të jetë gjithçka por nuk do të largohet pa lënë gjurmë”, deklaroi Bllazheviq. /Telegrafi/

Exit mobile version