Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka siguruar-keqpërdorur të dhëna të kartelave bankare duke bërë pagesa të ndryshme të mallrave përmes internetit.
Si dëshmi materiale janë konfiskuar: një shtëpizë kompjuteri, një llap top dhe një telefon celular.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Foto: Ilustrim