Site icon Telegrafi

Blinken me vizitë të dytë në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po bën vizitën e tij të dytë në Izrael që kur nis konflikti i midis Hamsit dhe forcave izraelite më 7 tetor.

Udhëtimi i tij do të fokusohet në masat për të minimizuar lëndimin e civilëve në Rripin e Gazës, transmeton Telegrafi.

Përpara arritjes, Blinken tha se do të kërkonte “masa konkrete” nga Izraeli për të siguruar që lëndimi i civilëve palestinezë të reduktohej, pasi presidenti i amerikan Joe Biden bëri thirrje gjithashtu për pauza humanitare në konflikt.

Lexo po ashtu Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit

Blinken gjithashtu do të zhvillojë takime në Jordani.

Lexo po ashtu A mund t'i arrijë qëllimet kryesore Izraeli përmes pushtimit tokësor të Gazës?

Izraeli deklaroi të enjten në mbrëmje, se ushtria e tij kishte rrethuar plotësisht qytetin e Gazës dhe ishte duke u përfshirë në beteja ballë për ballë me luftëtarët e Hamasit. /Telegrafi/

Exit mobile version