Telegrafi

Blinken takon çiftin nga Kosova në një pastiçeri në Chicago

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar me Vlora dhe Bashkim Morinën të punësuar në “The Eli’s Cheesecake Company” në Chicago.

Blinken vlerësoi kompaninë me bazë në shtetin e Illinoisit për angazhimin e tyre në punësimin e refugjatëve dhe emigrantëve.

“Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi Vlora dhe Bashkim Morinën, burrë e grua imigrantë nga Kosova, të punësuar në kompaninë ‘The Eli’s Cheesecake’, të premten 20 janar, 2023, në Chicago”, shkruan në njoftimin e associated press.

Zyrtari amerikan më pas ka shijuar një prej produktet e shumta të pastiçerisë ku punojnë edhe çifti shqiptarë nga Kosova.

Blinken deklaroi se gjatë dy vjetëve të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, SHBA-ja gjendet “në një pozitë më të mirë në botë” në çështjet globale, të tilla si ndryshimet klimatike, COVID-19, por dhe ekonomi.

Ndryshe, Biden fitoi në zgjedhjet presidenciale amerikan në vitin 2020 kundër ish-presidentit, Donald Trump. /Telegrafi/