Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe diplomati i lartë amerikan Antony Blinken u takuan në Pekin të hënën, në një hap potencialisht vendimtar drejt rregullimit të lidhjeve SHBA-Kinë, pasi ato u përkeqësuan pas një mosmarrëveshjeje mbi një balonë mbikëqyrëse kineze në fillim të këtij viti.
Blinken është Sekretari i parë i Shtetit i SHBA-së që viziton Pekinin në pesë vjet dhe bisedimet e tij me zyrtarë të lartë kinezë shihen si kyçe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pasiguria rreth asaj nëse Xi dhe Blinken do të takoheshin gjatë vizitës dy-ditore theksoi më tej marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Kinë.
Takimi, i cili u zhvillua në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit, u njoftua publikisht nga SHBA vetëm rreth një orë përpara se të zhvillohej.
President Xi Jinping said state-to-state interactions "should always be based on mutual respect and sincerity" when meeting with visiting United States Secretary of State Antony Blinken at the Great Hall of the People in Beijing on Monday. #XiJinping https://t.co/ltBSkDPpiE… https://t.co/f6F74kD0ZS pic.twitter.com/iPWzJiry83
— China Daily (@ChinaDaily) June 19, 2023
“Të dyja palët bënë përparim dhe arritën marrëveshje për disa çështje specifike. Kjo është shumë e mirë”, ka thënë Xi, duke folur me Blinken në fjalimin e transmetuar, ndërsa të dy delegacionet u ulën përballë njëri-tjetrit në një tryezë të gjatë, me liderin kinez në krye të saj.
Xi tha se shpresonte që Blinken, përmes vizitës së tij, të “bënte më shumë kontribute në stabilizimin e marrëdhënieve SHBA-Kinë” duke shtuar se “ndërveprimet shtet-shtet duhet të bazohen gjithmonë në respektin dhe sinqeritetin reciprok”.
Dy fuqitë globale kanë qenë gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh që variojnë nga lidhjet e ngushta të Pekinit me Moskën, çështja e Tajvanit, deri te përpjekjet amerikane për të kufizuar shitjen e teknologjive të avancuara në Kinë. /Telegrafi/