Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të vizitojnë sot Kievin për të diskutuar për kërkesat e Ukrainës për dërgimin e më shumë armëve të fuqishme.
Vizita është paralajmëruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po e cilëson si një prej vizitave të rangut më të lartë nga zyrtarët amerikanë që kur lufta filloi në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Shtëpia e Bardhë nuk i ka konfirmuar planet e udhëtimit, dhe se Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Shtetit kanë refuzuar të japin ndonjë koment.
“Do të diskutojmë këtë saktësisht – pra listën e armëve esenciale për ne. Do të dëshironim të kemi armë më të fuqishme”, tha Zelensky. /Telegrafi/