Site icon Telegrafi

Blinken me vizitë të papritur në Kiev, njofton ndihmën ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe për disa vende evropiane

Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken bëri një vizitë të paplanifikuar në Kiev të enjten për të njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe vendet e tjera evropiane të kërcënuara nga Rusia.

Blinken iu tha zyrtarëve të lartë ukrainas se paketa e fundit do të sigurojë financim afatgjatë për ndihmën ushtarake për Ukrainën, gjithashtu dhe 18 anëtarëve të NATO-s dhe partnerët rajonalë të sigurisë “që gjendennë rrezik më të mundshëm për agresionin e ardhshëm rus”.

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA-ja miratoi 675 milionë dollarë të tjera për Ukrainën.

Austin njoftoi paketën e armëve në një takim me disa kolegë ministra në bazën ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani.

Ndihma përfshin obus, municione, automjete Humvee, autoambulanca të blinduara dhe sisteme antitank.

Blinken bëri një udhëtim të paparalajmëruar sot në Ukrainë – vizita e tij e tretë në vend që kur Rusia nisi pushtimin më shumë se gjashtë muaj më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version