Shtetet e Bashkuara besojnë se balona kineze për vëzhgim që u rrëzua mbi territorin amerikan, ishte pjesë e flotës më të gjerë që përfshin pesë kontinente.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk ishin caku i vetëm i programit të gjerë kinez, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë informacionet e mbledhura, lidhur me mbetjet e balonës së rrëzuar me dhjetëra vende tjera.
Në anën tjetër, Kina ka mohuar kategorikisht akuzat se balonën e ka përdorur për qëllime spiunimi – duke theksuar se ishte një pajisje që përdoret për meteorologët që kishte “humbur rrugën”, shkruan BBC.
Sipas zyrtarëve amerikanë, balona ishte 60 metra e lartë, kishte hapësirë për bartjen e mallrave dhe kishte madhësinë e një aeroplani standard që për ndërtimin e tij duhet ndarë qindra apo mijëra dollarë.
Prezenca e balonës në hapësirën ajrore amerikane nxiti krizë diplomatike dhe detyroi Blinkenin që menjëherë të anulojë udhëtimin për në Kinë, ku është dashur të mbahet takimi i parë i nivelit të lartë mes SHBA-ve dhe Kinës në dekadat e fundit. /Telegrafi/