Telegrafi

Blini xhinse? Mirëpo ç’do të thotë boot cut, slim fit dhe straight fit? Misteri është zgjidhur!

Sikur tashmë nuk është mjaft vështirë të gjendet modeli i vërtetë i xhinseve, tani nga të gjitha anët na vërshojnë edhe emrat e modeleve, mirëpo në anglisht. Kështu, ajo që secilit të këtyre viseve do të duhej t’i lehtësohet hulumtimi, tek shumica pikërisht shkakton frustrim.

Mirëpo ne jem këtu që të zgjidhim misterin dhe t’ju kursejmë kohën, transmeton Telegrafi.

Slim fit

Fjala është për xhinset me këmbë jashtëzakonisht të ngushta të cilat kryesisht janë të prera cekët. Tani janë shumë moderne, por edhe mirë u rrinë personave shtatgjatë të cilët kanë këmbë të holla. Nëse bëni pjesë ndër personat e tillë, mundeni menjëherë t’i vishni me tunikë apo me këmishë të gjatë e cila arrin deri te gjysma e kërdhokullave, me rrip të hollë të lidhur jo fort në bel. Edhe takat janë të preferuara.

Meshkujt i veshin me atlete të cilat nuk janë klasike sportive, dhe me këpucë të thjeshta të thella njëngjyrëshe.

Boot cut


Ky model u rri mirë shumicës. Këmbët janë diç më të gjera nga fundi, mirëpo kur i vishni duken sikur të jenë të rrafshëta. Shumicës së femrave u rrinë mirë, ua zgjasin figurën, ndërsa shkëlqyeshëm përshtaten edhe me këpucë të rrafshëta edhe me taka. Vishen me fanella të thjeshta, këmisha me katrorë, verës me fanella të bardha pa mëngë, të ashtuquajtura nënkëmisha.

Straight fit


Janë më të popullarizuara, sepse nuk janë as të ngushta as të gjera. Zakonisht janë mesatarisht të thella dhe të ngushta në kërdhokulla. Shumicës u rrinë mirë, shkëlqyeshëm shkojnë edhe me atlete dhe me kombinime elegante. Janë të rehatshme, gjithsesi.

Modeli i preferuar i meshkujve të cilët vishen në mënyrë klasike dhe të cilët nuk eksperimentojnë me modelet.

Loose fit


Janë të gjera, të rehatshme, nuk mund të thuhet që rrinë mirë, sepse nuk tregojnë figurën. Mu për këtë u rekomandohet personave të dobët të cilët dëshirojnë të duken më të plotë, mirëpo gjithashtu edhe femrave të cilat kanë pjesën e poshtme më të theksuar. Vishen me kombinime të përditshme, madje edhe me këpucë me taka. Kryesisht barten në kërdhokulla.

Meshkujt mund t’i kombinojnë edhe me këpucë elegante dhe me xhaketë. /Telegrafi/