E gjithë policia e Gjirokastrës ka zbarkuar në Lazarat në orët e vona të natës së mbrëmshme duke u gdhirë dita e sotme.
Shkak është bëre një telefonatë anonime në sallën operative të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.
Është raportuar për një konflikt të armatosur mes dy grupeve rivale në këtë fshat, shoqëruar me pasoja.
Veç prezencës së madhe të policisë në Lazarat u ngritën edhe 2 postoblloqe në fund të fshatit afër rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë, raportojnë mediat në Tiranë.
Pas shumë kërkimesh në terren rezultoi se alarmi ishte fals nga telefonata e ardhur nga Lazarati.