Telegrafi

Blind i ka ditët e numëruara te Unitedi nëse Mou e shikon këtë fotografi nga humbja kundër Chelseat (Foto)

Manchester Unitedi humbi me rezultat 4-0 ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Goli i parë në këtë takim erdhi nga Pedro vetëm pas 30 sekondash lojë.

Lexo po ashtu Sikur mos të mjaftonin tifozët, edhe ish-ylli i Chelseat tallet me Moun (Foto)

Lojtari që gaboi në këtë gol është mbrojtësi Daley Blind, i cili e mbajti në lojë sulmuesin spanjoll për dallim nga bashkëlojtarët tjerë që tashmë kishin vendosur kurthin e ofsajdit.

Jose Mourinho është një nga ata trajnerët që punon shumë në anën teknike dhe kur ta analizon këtë humbje të thellë dhe të shikon fotografinë e më poshtme më vëmendje, një gjë është e sigurt. Blind i ka ditët e numëruara te Manchester Unitedi i tij. /Telegrafi/

E kupton Blind se çfarë është ‘Gracka e ofsajdit’? Duket se jo…

Goli i Pedros: