Xhudisti jonë premtues, Blin Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 90 kilogramë, Kuka u mposht në finale nga xhudisti polak, Mateusz Wacko.
E deri te medalja e argjendtë, Kuka raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti belgun, David Ngoumou.
Në çerekfinale, Kuka e mposhti xhudistin polak Adam Grzeskowiak, ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.
Në finale, Kuka u përball me polakun Wacko, nga i cili u mposht dhe mbeti me medaljen e argjendtë./Telegrafi/