Site icon Telegrafi

Blin Kuka arrin në finale të Kupës Evropiane, siguron medaljen

Xhudisti jonë i ri, Blin Kuka i ka siguruar Kosovës medalje në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18 që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, pasi ka arritur në finale.

Kuka në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në xhiron e dytë ai mposhti me Wazaari, belgun David Ngoumou në kategorinë deri në 90 kilogramë.

Me këtë fitore, Blini kaloi në çerekfinale ku mposhti me ngufatje për ‘Ippon’, polakun Adam Grzeskowak, për të siguruar gjysmëfinalen.

Xhudisti jonë u tregua i fortë edhe në gjysmëfinale, ku arriti të mposht xhudistin nga Luksemburgu, Micha Welter.

Me këtë fitore, Kuka arriti të kalojë në finalen e madhe duke siguruar kështu medaljen e argjendtë.

Në finale, ai do të përballet me polakun Mateusz Wacko, i cili fitoi gjysmëfinalen tjetër ndaj gjermanit Nikolaos Kalmoukidis. /Telegrafi/

 

Exit mobile version