Në kuadër të javës së shënimit të Ditës Botërore të Sindromës Down, më 21 mars, në bashkëpunim me Librarinë Dukagjini, ka nisur një iniciativë dashamirëse solidariteti.
Në bashkëpunim me autorin e librit “NJË SHQIPTAR NË CIA”, Bashmir Xhemaj, të gjitha fitimet e shitjes së librit gjatë kësaj jave, në librarinë Dukagjini dhe të gjitha libraritë e Kosovës, shkojnë në ndihmë të organizatës “Down Syndrome Kosova” në Prizren.
Autori Xhemaj ka thënë se “kjo është gjëja më e vogël që mund të bëhet në solidarizim dhe për të ndihmuar organizatat që merren me kauza të të tilla të ndjeshme. Falë edhe mirëkuptimit e bashkëpunimit të Librarisë Dukagjini, kemi vendosur që të gjitha fitimet nga shtija e librit të shkojnë për Syndrom Down Kosova, qendra në Prizren”.
Ai po ashtu ka ftuar dashamirët e librit që të blejnë sa më shumë kopje – në mënyrë edhe duke lexuar, të ndihmojnë këtë komunitet. /Telegrafi/