Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë të gjatë për “Blickun”, por jo të gjitha fjalët për Kosovën janë dhënë në versionin online të kësaj gazete.
Në shkrimin e botuar nga një portal tjetër zvicerane, është dhënë komplet përgjigjja e yllit kosovar të Zvicrës, kur ai pyetet nëse do të zgjedh Kosovën.
Xherdani, që tani aktivizohet me Stoke Cityn, fillimisht u pyet për deklaratën e Granit Xhakës, që tha se do të vazhdojë të luajë për Zvicrën. “Secili duhet të vendos për veten e tij”, thotë Shaqiri, shkruan “bluewin.ch”.
“Unë jam lindur në Kosovë, familjen e kam atje. Unë kurrë nuk e harrojë vendlindjen time. Nëse një ditë vjen ftesa, natyrisht se do të më bëjë të mendohem. Kjo është absolutisht normale”, shtoi Shaqiri.
Ai në intervistën për Blick, kishte shprehur zhgënjimin e tij që Zvicra nuk e pyeti për çështjen e kapitenit, duke mos e përfshirë në tre lojtarët e parë për të bartur shiritin e kapitenit.
Lichsteiner është emëruar kapiten, kurse zëvendës të tij janë Valon Behrami dhe Granit Xhaka. /Telegrafi/