Telegrafi

‘Bleva një bluzë të bardhë dhe e shkrova numrin 14’ – ftesa e Gutit që Kvaratskhelia t’i bashkohet Realit, por vlera e tij është ngritur shumë

(Foto: Getty Images)

Anësori i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, nuk e ka fshehur dashurinë për Real Madridin, ndërsa idhulli i tij i fëmijërisë, Guti, e ka ftuar që t’i bashkohet gjigantit spanjoll.

Gjeorgjiani ka qenë figurë qendrore në skuadrën e Luciano Spallettit këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 15 asistime në 27 paraqitje ndërmjet Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Khvicha Kvaratskhelia zbulon se idhulli i parë ishte ikona e Real Madridit

Agjenti i 22-vjeçarit, Mamuka Jugeli, ka pranuar se klienti i tij ka qenë tifoz i Los Blancos që nga fëmijëria, derisa vet lojtari e ka pranuar këtë pas fitores ndaj Eintracht Frankfurtit, si dhe ka folur për lojtarin që e ka admiruar më së shumti.

“E dua futbollin për shkak të Gutit, ai ka luajtur për Real Madridin dhe kur isha fëmijë, fanellat e tij nuk shiteshin në Gjeorgji, ishin të paarritshme. Prandaj, e bleva një bluzë të bardhë dhe e shkrova numrin e tij, 14, në të”, kishte rrëfyer Kvaratskhelia.

(Foto: Getty)

I ftuar si mysafir në El Chiringuito de Jugones, ish-mesfushori i Realit është pyetur në lidhje me komentet e yllit të Napolit.

“Shpresoj që një ditë të vijë te Reali. Nuk e kam ditur se kam qenë idhulli i tij dhe nëse i ka ndihmuar duke më parë mua duke luajtur, atëherë ia ka vlejtur”.

Lexo po ashtu “Nëse vjen te Real Madridi, do ta dhuroj fanellën time” – Guti i dërgon mesazh Kvaratskhelias

“Çfarë mund t’i them atij? Ndoshta mund t’ia dërgoj fanellën time të nënshkruar nëse vjen te Madridi, në mënyrë që të mos ketë nevojë ta shkruajë numrin 14, të cilin e kam mbajtur”, ka theksuar Guti.

Vlera e Kvaratskhelias është rritur jashtëzakonisht shumë që nga transferimi te Partenopei dhe në tregun modern mund të kushtojë mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/