Në Shën Petërsburg të Rusisë, një burrë i paemëruar ia ka mbushur gruas veturën me beton.
Duke mos u pajtuar që ajo shpenzoi një shumë të konsiderueshme, për të blerë makinën e përdorur, ai u hakmor në këtë formë të çuditshme, transmeton Telegrafi.
Pas minutës së dytë, në videon e postuar më poshtë shihet momenti kur mbushet enterieri, kurse të pranishmit qeshin dhe tallen.
“Marrëveshje ruse: ajo e bleu, por burri nuk u nervozua dhe ia shkatërroi”, është një koment lidhur me rastin.
Nuk dihet nëse kjo masë mund të largohet dhe të pastrohet, apo tërë vetura duhet të hidhet. /Telegrafi/