Telegrafi

Bleu tiketën e parë to lotarisë për të festuar 18-vjetorin e lindjes, fitoi xhekpotin – deri në fund të jetës çdo muaj do t’i merr nga 1 mijë dollarë

Adoleshentja nga Kanadaja, Charlie Legarde, e cila kishte blerë tiketën e parë të lotarisë për ta festuar 18-vjetorin e lindjes, ka arritur ta fitoj xhekpotin dhe do të fitoj deri në fund të jetës për çdo muaj nga një mijë dollarë.

Mediat kanadeze raportojnë se Lagarde kishte festuar ditëlindjen me një shishe shampanjë, kurse tiketën e blerë e kishte paguar katër dollarë dhe me të i ka fituar 780 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

Ajo javën e kaluar ka marrë pagesën për këtë muaj, të cilën e ka shpërndarë me anëtarët e familjes dhe miqtë, kurse përfaqësuesve të lotarisë u ka thënë se dëshiron dhe shpreson që të studiojë fotografinë. /Telegrafi/