Telegrafi

Bleu shumë fustane sepse i thanë që do të lindë vajzë, befasohet kur solli në jetë një djalë (Foto)

Kur Annie Lightfoot nga Luton i Anglisë, kishte mësuar se është shtatzënë dhe pret një vajzë, ishte gëzuar tej mase dhe menjëherë nisi përgatitjet.

Gruaja 36-vjeçare që po bëhej nënë për herë të parë, bleu shumë fustane, si dhe organizoi një aheng ku gjithçka ishte rozë, transmeton Telegrafi.

Për të ishte e papërshkrueshme, kur solli në jetë një djalë të shëndoshë.

“Derisa isha duke lindur, një mami më tha se ai është duke lëvizur shumë mirë. Menjëherë i thash, mos është ajo”, kujton Lightfoot momentin kur kuptoi se gjininë ia kanë treguar gabim.

Megjithëse kishte zgjedhur emrin Coco, tani e ka emëruar Reuben, ndërsa është shumë e lumtur që ka në krah një fëmijë të mbarë.

“Deri në javën e 20-të, pamjet nga ultrazëri kanë treguar se ishte vajzë. Më duket nganjëherë sikur ma kanë ngatërruar fëmijën”, ka thënë mes tjerash nëna.

Sa i përket fustaneve, rrobave të shumta si dhe dhuratave të bëra për vogëlushen, ajo ka vendosur t’i falë për bamirësi. /Telegrafi/