Telegrafi

Bleu rimorkion për 12 mijë euro dhe e shndërroi në shtëpi luksoze (Foto/Video)

Tom, një baba beqar nga Stattforshire i Anglisë, i cili me profesion është menaxher projektues, ka arritur që një rimorkio ta shndërrojë në një shtëpi luksoze për veten dhe bijën e tij tetëvjeçare.

Falë kësaj shpikje, ai ka arritur të përgjysmoj shpenzimet vjetore, transmeton Telegrafi.

Tom është një nga 9.5 milionë anglezët që nuk kanë shtëpi për shkak të çmimeve të larta të apartamenteve dhe shtëpive, që rriten nga viti në vit.

Ai kishte blerë rimorkion në Amerikë të gjatë plot 10 metra, për vetëm 12 mijë euro.

Ndërsa në projektimin e saj i ka shpenzuar 27 mijë euro, kurse sot brenda i ka dy dhoma gjumi, kuzhinë, tualet dhe gjithçka që nevojitet për një shtëpi.

Ai fitoi epitetin e një babai beqar kur u shkurorëzua nga nëna e bijës së tij Katie.

Për shtatë vite ishte munduar të bëjë një jetë normale, duke paguar fatura dhe qiranë e apartamentit, por një ditë u lodh nga të gjitha këto.

Dhe kështu vendosi të bëjë diçka që së bashku me të bijën të jetojnë të lirë.

Tom tani shpenzon vetëm 577 euro me të cilat paguan qiranë e tokës ku ka vendosur rimorkion, që i bie të jetë një shumë dy herë më e vogël sesa ajo e faturave dhe qirasë që dikur i paguante. /Telegrafi/