Pronari i një veture të re të Teslas u befasua shumë kur timoni i ra gjatë vozitjes.
Një përdorues i rrjeteve sociale i quajtur Prerak zbuloi se muajin e kaluar ishte bërë pronar i një Tesla, Modeli Y. Një javë më vonë, teksa ngiste në autostradë, timoni i ra dhe përfundoi në prehrin e tij.
Ai ka ndarë menjëherë përvojën e pakëndshme në rrjetet sociale, duke etiketuar Elon Muskun dhe disa emra të tjerë.
@elonmusk @TeslaOwnersWW @BLKMDL3 Family was excited to receive Tesla Y delivery on 1/24/2023. Was driving on highway and all the sudden steering wheel fall off, was lucky enough there was no car behind and I was able to pull on devider #SafetyFirst #Fixit #TeslaModelY #help pic.twitter.com/4UMokFA2cv
— Prerak & Neha Patel (@preneh24) January 30, 2023
Në çdo rast, Prerak thirri një shërbim rimorkimi për ta dërguar automjetin në një qendër shërbimi të Teslave, ku pagoi 103,96 dollarë për riparim.
Prerak arriti në përfundimin se ka humbur plotësisht besimin te Tesla, ndaj dëshiron ta kthejë veturën me rimbursim të të gjithë shumës së paguar.
Në çdo rast, të krijohet përshtypja se Tesla duhet të punojë më shumë për kontrollin e cilësisë. /Telegrafi/