Një familje nga Michigan bëri një zbulim befasues në një pako me spinaq – një bretkosë të gjallë.
Amber Worrick nga Southfield tha se ajo bleu pakon e Spinaqit Organik të Earthbound Farms nga dyqani Meijer në Telegraph Road në Southfield dhe se vajza e saj e kontrolloi pakon në shtëpi.
“Vajza ime po bërtiste, duke thënë ‘Oh zot, është një bretkosë’, dhe unë thashë, ‘Çfarë?'”, bëri të ditur Worrick, shkruan UPI, përcjell Telegrafi.
Tutje Worrick shtoi se ajo u ndje e lehtësuar që ata arritën ta zbulojnë bretkosën përpara se ta përgadisnin spinaqin.
“I falendërohem Zotit që nuk e kam ngrënë bretkosën”, tha Amber. Ajo e kthej pakon në dyqan, dhe pasi e bëri këtë ajo mori edhe rimbursim.
Taylor Farms, kompania mëmë e Earthbound Farms, tha se një hetim është hapur në lidhje me këtë rast. /Telegrafi/