Site icon Telegrafi

Bleu ndërtesën e shtatë milionë eurove, gjashtëvjeçarja që në YouTube i ka mbi 30 milionë ndjekës

Vogëlushja gjashtëvjeçare e njohur si South Korean Boram, që është shumë e popullarizuar në YouTube, ka blerë një ndërtesë me pesë kate në qendër të Seulit për shtatë milion euro.

Kjo shumë nuk duket aspak e lartë për sensacionin e internetit dhe familjen e saj, që fitojnë jo më pas se 2.7 milionë euro në muaj, nga 30 milion ndjekësit e kanalit të saj, që vazhdojnë të shtohen edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nuk dihet pse u ble pikërisht kjo ndërtesë në lagjen Gangnam, që njihet si Beverly Hills i Koresë Jugore, duke brë që shumë të pasur të kalojnë jetesën në këtë zonë.

Sigurisht se do t’i nënshtrohet renovimeve të shumta, që të përshtaten me ambientet e fëmijëve, në të cilat ajo filmon përditshmërinë e saj, me shumë lodra dhe pajisje moderne. /Telegrafi/

Exit mobile version